Kaq para shpenzoi ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kaq para shpenzoi ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj

23:54 | 09 Gusht 2022

Gjashtë mijë euro veç udhëtime në SHBA: Sa shpenzoi ministri Latifi me stafin e tij për gjashtë muaj?

Nga muaji janar I këtij viti deri në korrik, Ministri I Shëndetësisë, Rifat Latifi me kabinetin e tij, shpenzuan rreth gjashtë mijë euro për udhëtimet në SHBA. Latifi pagoi edhe nga gjepi I tij.

Në shumë raste tregon arsyen pse është kthyer në Kosovë, raporton T7.

Por, kur nuk kishin kaluar as dy muaj nga emërimi tij, ministri I Shëndetësisë, Rifat Latifi do të udhëtonte dy herë drejt SHBA-së.

Këto nuk do të jenë udhëtimet e vetme që Latifi do t’I zhvillonte për në vendin ku punoi e jetoi për vite të tëra.

Në muajin maj, I pari I Shëndetësisë do të udhëtonte për herë të tretë drejt Nju Jorkut.

Atje Latifi mori pjesë në një konferencë shkencore.

Megjithatë, SHBA nuk do të ishte destinacioni i vetëm i ministrit Latifi, pasi vizita kreu edhe në disa shtete të tjera.

Shpenzimet e këtyre udhëtimeve arrijnë shumën e afro dy mijë eurove.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme për udhëtime të ministrit Latifi dhe 11 pjesëtarëve të stafit të tij nga janari deri në korrik të këtij viti janë 5 mijë e 500 euro.

Pothuajse gjysma e kësaj shume, respektivisht 2400 euro, janë shpenzuar nga ministri, një mijë prej të cilave vetëm në muajin qershor.

Ndërsa muaji me më së paku shpenzime ishte prilli, me 59 euro e 30 cent.

Pas ministrit, më së shumti shpenzime nga ky dikaster ka zëvendësministri Arsim Berisha – 838 euro për shtatë muaj, ndërsa zëvendësministrja Dafina Gexha në të njëjtën periudhë ka shpenzuar 468 euro.

Shefi i kabinetit të ministrit, Kujtim Salihu, ka shpenzuar 350 euro,

Më së paku nga stafi ka shpenzuar këshilltarja politike eAzize Daku – vetëm 72 euro, gjatë muajve mars dhe prill.

Sipas udhëzimit administrative, shpenzimet e lejuara mujore për reprezentacion janë 500 euro nga ministri, 200 zëvendësministrat, nga 100 për këshilltarët politikë dhe 50 euro për shefin e kabinetit.

Komento: