Kaq para shpenzoi Zyra e Presidentit për ndërtimin e bustit të Albrigtit

20:50 | 11 June 2019

Nesër në kryeqytet do të zbulohet busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ndërsa tashmë kanë dal pamjet sesi do të duket ajo në bronz.

Për ndërtimin e këtij busti është Zyra e Presidentit që kishte marrë përsipër shpenzimet, me ç’rast ka kushtuar rreth 20 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Zyra e prokurimit në Presidencë kishte shpallë kompaninë “Artiko” nga Matiqani, e cila për 19.788 euro ka bërë ndërtimin e bustit.

Busti i ish-Sekretares Albright, është vendosur në rrugën “Luan Haradinaj”, tek monumenti Neë Born, aty edhe ku është sheshi me emrin e saj.

Në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kanë thirrur dy miqtë që kanë kontribuar për lirin e popullit të Kosovës, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Medelenie Albright.

Komento: