Kaq persona janë arrestuar në protestat e organizuara në Rusi kundër luftës në Ukrainë

19:00 | 26 Shkurt 2022

Shumë qytetarë janë kundër luftës Rusi-Ukrainë.

Gjithsej 2,692 persona janë arrestuar që nga e enjtja në protestat në Rusi kundër luftës që autoritetet ruse po bëjnë në Ukrainë , tha të shtunën faqja e pavarur e monitorimit të protestave OVD-Info.

Të paktën 1,370 prej tyre u arrestuan në protestat në Moskë, sipas të njëjtit sajt, shkruan CNN, transmenton Gazeta Online Reporteri.net.

Protestat po vazhdojnë në të paktën 27 qytete, sipas OVD-Info. Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.

Ky Komision gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”

Komento: