Kaq persona u gjobitën nga policia për mosrespektim të masave anti-covid

10:22 | 22 Nëntor 2020

652 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Pavarësisht masave shtrënguese dhe Ligjit për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit, banorët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë atë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në tërë vendin ka shqiptuar gjithsej 652 tiketa për personat që nuk e kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit në Kosovë, ka hyrë në fuqi në muajin gusht.

Komento: