Kaq persona u prangosen sot në veri sipas mediave serbe

09:56 | 28 May 2019

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në veri të Kosovës.

Gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës në veri të Mitrovicës kanë mbetur të prangosur 13 anëtarë serbë e që njëherësh janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë prangosur 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit.

Ndryshe, nga ky aksion raportohet të kenë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në mesin e të prangosurve është edhe komandanti i policisë në Zubin Potok.

Komento: