Kaq persona udhëtuan me aeroplan gjatë tre muajve të fundit të vitit 2021

19:30 | 28 Janar 2022

Numri i udhëtarëve vazhdon të jetë i lartë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Sa i përket numrit të fluturimeve në gjatë tre muajve të fundit të vitit 2021 ka rritje në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2020 për 46%, njofton Klankosova.tv.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 555 mijë, që në raport me vitin 2020 ka rritje për 47%.

Ndërkaq gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i pasagjerëve është rritur për 7%.

Transporti i mallrave me tren në është rreth 30 mijë ton.

Komento: