Edhe Shqipëria po përballet me numër të lartë të infektuarve me koronavirus.
Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se viktimat janë: Një 61 vjeçar nga Tirana, një 65 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçar nga Fieri, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një 80 vjeçar nga Berati.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë e 22 testime, nga të cilat pozitivë kanë rezultuar 780 qytetarë.
Në nivel vendi janë 12 mijë e 789 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147 mijë e 584 që nga fillimi i pandemisë.