Kaq po shiten nafta e benzina sot

10:25 | 28 Tetor 2022

Caktohet tavani, kaq po shiten nafta e benzina sot.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar tavanin për shitjen e çmimeve të derivateve në 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 73 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 72 centë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Komento: