
Kjo është pjesëmarrja deri në ora 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur pjesëmarrjen e votuesve deri në ora 13:00.
Sipas njoftimit deri në orën 13:00 në Shqipëri kanë votuar 31.87% të qytetarëve në Shqipëri.
Përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ndërsa më e ulët, raportohet në Qarkun e Kukësit dhe të Fierit.
Kujtojmë se Shqipëria është duke mbajtur zgjedhjet parlamentare sot, dhe Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.