Kaq shumë është rritur vajza e Norës dhe Robertit, ja bukur e ka veshur nëna e saj

17:54 | 13 Dhjetor 2022

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi.

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi Nora ka postuar në Instagram disa foto profesionale të saj dhe disa bashkë me vajzën e saj, Renne.

Pëveç ‘look-ut’ të saj tejet të veçantë, vëmendjen më të madhe e ka marrë vajza e saj dhe se sa shumë është rritur ajo. Duket se tashmë Renee nuk është më ajo vajza e vogël.

Së fundmi, këngëtarja ka befasuar sërish me ‘look-un’ e saj, në fotot e fundit të publikuara në ‘Instagram’ teksa shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë.

Përveç trupit të tonifikuar dhe tipareve perfekte të saj, edhe stili i Norës është i tejet shumë i veçantë.

Komento: