Kaq shumë vite pas serialit, “Saritës” po i mungon shumë “Franko”, publikon foto me të

19:18 | 16 March 2019

“Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë.

Ai është realizuar para më shumë se 17 vjetëve, por që ngjarja që është zhvilluar aty ende është e freskët për shikuesit.

Edhe audienca kosovare i mban mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo, pasi që seriali u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21.

E sot njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, Natasha Klauss e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Saritës”, ka kujtuar momente nga ky serial. Ajo ka publikuar fotografi ku shihet bashkë me partnerin e saj në telenovelë “Frankon”.

Natasha në Instagram ka shkruar se ndjehet nostalgjike dhe ka treguar hashtagun (#sarayfrancoporsienever) në Instagram që shfaq fotografitë e çiftit në serial .

Komento: