Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri është ndër këngëtaret më të dashura dhe më të përfolura.
Adelina është një nga emrat më të përfolur të shoubizit vendor. Çdo lëvizje e këngëtares po shndërrohet në lajm, shkruan “Kosovarja”.
A thua, a e ka menduar Adelina, që një ditë pa bërë këngë, pa u munduar fare, do të jetë plotësisht në qendër të interesimit të mediave dhe njerëzve?
Epo, ja që bash kështu po ndodh. Adelina Tahiri është një ndër personazhet kryesor të medias rozë dhe pa bërë ndonjë gjë.
Bukuroshen e ndjekin në rrjete sociale edhe familjarët e saj. Sot, vëllai i Adelines i ka lënë asaj një koment në Instagram, ku i shpreh asaj dhe të birit Jonit gjithë dashurinë.