Kaq u rritën mimet për produktet esenciale gjatë vitit 2022

23:01 | 14 January 2023

Sa u rritën çmimet për produktet esenciale gjatë vitit 2022?

Është njëra ndër produktet që jo rrallë here gjendet në tryezë.
Megjithatë, pikërisht mishi i pulës është produkti që më së shumti u shtrenjtua brenda një viti.

1 euro e 31 cent kushton më shumë kilogrami i mishit në dhjetor të vitit 2022 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Nga 2 euro e 87 cent, çmimi është ngritur në 4 euro e 18 cent.

Rritje të madhe pati edhe mishi i viçit i cili pësoi rritje për 1 euro e 86 cent.

Kurse për 9 cent u shtrenjtua edhe buka, saktësisht nga 0.42 cent në 0.51 cent.

E kilogrami i miellit u shtrenjtua për 0.18 cent. Nga 0.65 shkoi në 0.83 cent kilogrami.

Edhe orizi u shtrenjtua, nga 1 euro e 44 cent në 1 euro e 60 cent apo 16 cent më shumë.

Edhe qumështi u shtrenjtua nga nga 0.92 cent në 1 euro e 25 cent.

Kurse njëra nga produktet e qumështit, jogurti u shtrenjtua për 25 cent.
E 30 copë vezë sot kanë çmimin 4 euro e 25 cent derisa kushtonin 3 euro e 06 cent nje vit me pare.

Rritje te madhe patën edhe domatet, prej 34 centesh.

Fasulja ani pse kultivohet mjaft shumë në Kosovë , u shtrenjtua për 0.48 cent.

Kurse sheqerit iu rrit çmimi per 31 cent.

Ngjashem edhe çmimi i kilogramit te kafes u rrit për 92 cent.

Derisa kosovaret, 1 euro e 23 cent paguajnë me shume për një kilogram çaj.
Ne mesin e produkteve me te shtrenjtuar eshte edhe gruri, çmimi i te cilit u rrit per 52.27%.

E po aq thuajse u shtrenjtua edhe nafta.

Te gjitha këto statistika kane per reference raportet e agjencisë se statistikave të Kosovës.

Duke e pare shqetësues kete shtrenjtim, ekonomisti Imer Raçi, tregon se ç’hapa mund te ndërmerren qe çmimit te mos rriten tutje.

Nderkohe Raçi vlerëson se vendosja e çmimit tavan për produktet bazë ka ndihmuar ne kete drejtim..

Ndryshe nga shume ekonomiste, vendosjen e çmimit tavan per produktet baze e ka krtitikuar ne vazhdimësi opozita, duke e quajtur edhe kunderkushtetutes.

Komento: