Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.
Më shumë se një milion ukrainas kanë shkuar refugjatë në Rusi që kur lufta në Ukrainë ka filluar.
Por refugjatët ankohen se kampet e strehimit nuk ofrojnë kushte të mira, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas.
Lufta për lindjen e Ukrainës është duke vazhduar edhe më tutje. E Rusia thotë se sanksionet e perëndimit nuk e kanë dëmtuar, ndërkaq perëndimi po zotohet se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.