Kaq ulëse kanë fituar në Kuvend secila parti në bazë të votave të numëruara deri më tani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kaq ulëse kanë fituar në Kuvend secila parti në bazë të votave të numëruara deri më tani

10:58 | 07 October 2019

Krasniqi tregon ndarjen e deputetëve në bazë të votave të numëruara deri më tani

Ish-hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi, ka bërë ndarjen e numrit të deputetëve në bazë të votave të fituara nga partitë dhe koalicionet në zgjedhjet e djeshme, sipas votave të numëruara deri më tani nga KQZ-ja.

Duke saktësuar se këto janë rezultate preliminare, me 96.35% të votave të numëruara nga KQZ-ja, Krasniqi thotë se ulëset në Kuvend do të ndaheshin si në vijim:

“VV 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë dhe Komunitetet 20 deputetë”, ka thënë Krasniqi në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Kujtojmë se në bazë të votave të numëruara deri më tani, koalicioni mes Nismës, AKR-së dhe PD-së ka marrë 4,90% të votave (38.013 vota nga 96,98% të votave të numëruara). Me këtë rezultat, gjasat janë që ky koalicion të mos e kalojë pragun zgjedhor dhe për rrjedhojë, votat e tyre ndahen proporcionalisht tek partitë që e kanë kaluar pragun.

Komento:
loading