Kaq vaksina janë administruar në 24 orët e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kaq vaksina janë administruar në 24 orët e fundit

15:22 | 22 Janar 2022

Vaksinimi po vazhdon në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 4.620 doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Të vaksinuar me një dozë deri më tani janë 889.259 qytetarë.

Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 799.939 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 3.206 raste të reja me virusin Covid-19.

Komento: