Bota po vazhdon të përballet me numër të lartë të infektuarve nga koronavirusi.
92 mijë e 279 viktima janë regjistruar deri tani në Gjermani.
Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave, worldometers.info.
Vetëm në 24 orët e fundit raportohet se në këtë shtet janë regjistruar edhe 2 viktima.
Po ashtu, janë regjistruar edhe 709 raste të reja me COVID-19.
Gjermania radhitet e 13’ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara me COVID-19.
Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 3 milionë e 796 mijë e 299 raste të infektuara me koronavirus.
3 milionë e 665 mijë e 400 persona janë shëruar nga ky virus.