Kaq vite burg ju presin, nëse shpërndani videot e sulmit në Zelandë të Re

12:40 | 19 Mars 2019

Policia ka lansuar kërcënime për këdo që e shpërndan këtë video me të tjerët.

Policia e Zelandës së Re po paralajmëron qytetarët se ata do të përballen me 10 vite burg, për shpërndarjen e sulmit në xhami, dhe një numër i madh i websites janë bllokuar për shkak që nuk e kanë censuruar videon e sulmuesit në internet.

Pamjet e videos së terroristit Brenton Tarrant, duke sulmuar xhaminë të premten, që la 49 persona pa jetë, është fshirë nga Facebooku, menjëherë pas masakrës.

Me pamje të cilat përfitonin pronarët e platformave të ndryshme, autoritetet tashmë kanë ndaluar një 18 vjeçar për shpërndarjen e videos, dhe për postimin e komenteve të papërshtatshme para sulmit.

Adoleshenti mund të dënohet me 10 vjet burgim, nën ligjet strikte të Zelandës së Re.

Policia ndërkohë ka lansuar kërcënime për këdo që e shpërndan këtë video me të tjerët.

“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse gjendesh se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë lokale, transmeton Gazeta Express.

Nën ligjet e tanishme të Zelandës së Re, kompanitë e mediave sociale mund të gjobiten me 173.000 dollarë amerikan, për shpërndarjen e videove ose ndonjë përmbajtje tjetër që lidhet me sulmin.

Madje edhe Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re, nxitoi që të ndalojë dhe të fshijë të gjitha web faqet që shpërndajnë materiale të sulmit ose dicka që lidhet me sulmin, raporton RT.

Komento: