Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet

19:25 | 02 December 2020

Mund të shkurtohet karantina 14-ditore e koronavirusit.

Udhëzimi i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se periudhat e karantinës mund të jenë më të shkurtra se 14 ditë, për disa njerëz të ekspozuar ndaj Covid-19.

CDC vazhdon të rekomandojë karantimin për 14 ditë si mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19, tha Dr Henry Ëalke, megjithatë ai shtoi se ekzistojnë “dy periudha alternative të pranueshme” të karantinës.

Sipas tij, karantina mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një test Covid-19 nëse personi nuk raporton asnjë simptomë, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk ka raportuar asnjë simptomë.

“Njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit duhet të jenë të vëmendshëm për simptoma për 14 ditë, veçanërisht nëse përfundojnë karantinën më herët”, tha Ëalke.

Ulja e ditëve të karantinës mund të zvogëlojë mbinagarkesën në sistemin e shëndetit publik pasi infeksionet e reja po rriten shpejt, dhe të ulë nivelin e stresit tek personat e karantinuar.

Komento: