Karikuesi i telefonit merr flakë në avion, lëndohen dy pasagjerë

21:10 | 11 Janar 2023

Merr flakë karikuesi i telefonit në avion, lëndohen dy pasagjerë.

Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente kaosi, pasi karikusi i një celulari mori flakë.

Mësohet se ngjarja ndodhi pak minuta para se avioni të ngrihej nga toka, në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë kabina e avionit është mbushur me tym, ndërsa stjuardesat, siç shihet në videon përkatëse, përpiqen të mbajnë pasagjerët në panik. Tymi përfshiu gjithë kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.

Two people aboard Flight TR993 received minor burns, but all other passengers were evacuated unharmed.
Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.

Komento: