Karim Benzema e humb Botërorin

23:15 | 19 November 2022

Sulmuesi Karim Benzema nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Francë në Kampionatin Botëror që nis të dielën në Katar.

Ylli i Real Madridit është jashtë Botërorit pas lëndimit që pësoi sot në stërvitje, raporton Le Paresien.

Benzema u stërvit bashkë me shokët e skuadrës për herë të parë të shtunën, por pësoi një tjetër lëndim. Dhe sipas analizave të kryera në një klinikë në Katar, fituesi i Topit të Artë nuk do të luajë në Botëror.

Franca e nis kampanjën e Botërorit të martën ndaj Australisë.

Komento: