Karim Benzema zbulon parashikimin e pabesueshëm

21:36 | 23 Prill 2019

Francezi u kërkoi shokëve të ekipit që ta firmosnin topin.

Karim Benzema ka shkëlqyer të dielën kundër Athletic Bilbao-s, duke shënuar të tre golat në fitoren 3-0 të marrë nga Real Madrid në “Bernabeu”.

Pas takimit, francezi u kërkoi shokëve të ekipit që ta firmosnin dhe zbuloi se çfarë do të bënte me topin.

Ai ka thënë për profilin zyrtar të klubit në Twitter: “Fillimisht, jam shumë i lumtur për fitoren dhe së dyti për golat. Do t’ia jap vajzës sime. I thashë se do të shënoja tre gola dhe topi do të jetë dhurata për të”.

Komento: