Kastrati “akuzon” Kurtin thotë se është kundër interesave të shqiptarëve

20:38 | 18 November 2024
kastrati-“akuzon”-kurtin-thote-se-eshte-kunder-interesave-te-shqiptareve

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit maqedon, Hristian Miskocki për mbledhjen e dy qeverive sot në Kosovë.

Kastrati përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se përkrahja e Kurtit ndaj një qeverie “pro-serbe dhe pro ruse” e Maqedonisë së Veriut e cila arreston veteranët e UÇK-së është “tradhëti ndaj interesave kombëtare”.

“Në rrethana normale, mbledhja e përbashkët në mes të dy qeverive në Prishtinë do duhej të pasqyronte një ndërvarësi funksionale midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në teori, bashkëpunimi i tillë lidhet me parimet e liberalizmit institucionalist, ku kërkohen përfitime reciproke përmes rritjes së integrimit ekonomik dhe politik. Integrimi fillon nga fushat e ndryshme teknike dhe ekonomike për të krijuar kështu edhe impulse politike më të thella për rajonin. Një qasje e tillë e bashkëpunimit kontribuon në përforcimin e kapitalit social dhe institucional të rajonit në përpjekje për t’u përshtatur edhe me kriteret e procesit të Berlinit dhe rrugën drejt integrimit në BE. Këto procese janë thelbësore për reduktimin e asimetrive ndërmjet vendeve dhe promovimin e stabilitetit afatgjatë. Pra, mbajtja e një politike bashkëpunuese me Maqedoninë e Veriut është në përputhje me synimin për stabilitet rajonal dhe përfitime ekonomike, duke u bazuar në normat ndërkombëtare që promovojnë fqinjësinë e mirë si pjesë e proceseve euro-integruese . Në parim, deri këtu jemi në rregull”, ka shkruar Kastrati.

Komento: