Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Agnesë Kastrati Bucolli, ka marrë pjesë në një tubim në Likoshan dhe Gradicë.
Ajo tha se ndihet e privilegjuar sepse është një nga këta qytetarë të shumtë që e përkrahin PDK-në, raporton Gazeta10.
“Bashkëqytetarët tanë po na gëzojnë me mbështetjen e tyre, dhe kjo mbështetje është një amanet i marrë prej tyre për t’ju shërbyer me devotshmëri”, thuhet në postim./Gazeta10