Kastrati: Faji për ngërçin bie mbi klasën politike

19:05 | 24 Prill 2026
kastrati:-faji-per-ngercin-bie-mbi-klasen-politike

Avokati i njohur Emrush Kastrati, i ftuar në emisionin Gazeta, ka folur për situatën aktuale politike në vend, me fokus te procesi i zgjedhjes së presidentit/es, afati i së cilës po afrohet drejt fundit.

Sipas Kastratit, përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi deputetët dhe klasën politike në përgjithësi. Ai theksoi se politikanët nuk po e përmbushin detyrën e tyre në interes të shtetit dhe të ruajtjes së autoritetit institucional.

“Në këtë drejtim, unë mendoj se klasa politike, kush më shumë e kush më pak, nuk janë duke e kryer detyrën e tyre për interes të shtetit,” u shpreh ai, duke shtuar se vendi ka mbetur për rreth një vit e gjysmë pa institucione kryesore funksionale.

Kastrati gjithashtu kritikoi partitë politike, duke theksuar se megjithëse ato kishin shumicën për të krijuar qeverinë, oferta aktuale nuk përfaqëson më një bashkëqeverisje të mirëfilltë.

Komento: