Kastrati i ashpër me Gërvallën: Në krye të MPJD-së kemi një person të dyshimtë

16:27 | 04 Korrik 2024
kastrati-i-ashper-me-gervallen:-ne-krye-te-mpjd-se-kemi-nje-person-te-dyshimte

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, duke e cilësuar atë si person të dyshimtë dhe medikokër.

Deputeti Kastrati u shpreh se Gërvalla vullnetarisht ka shprehur gatishmëri që të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Kam përshtypjen që Gërvalla së pari e ka ngatërruar shtetin të cilin e përfaqëson, sepse ajo ka shpreh gatishmëri në medie që të dëshmojë kundër themeluesve të shtetit, që po akuzohen në Hagë me dokumente të prodhuara nga UDB-ja serbe. Kjo tregon se në krye të një dikasteri aq të rëndësishëm kemi një person të dyshimtë, ndërsa ngatërrimi i emrave dhe flamujve tregon që ajo dhe stafi i sajë janë skajshmërisht mediokër”, tha ai.

Postimi i plotë:

Komento: