Kastrati për Dejona Mihalin: Shkalla e parafundit e aferave milionëshe, pastaj vjen kryehajni

21:16 | 20 Shtator 2024
kastrati-per-dejona-mihalin:-shkalla-e-parafundit-e-aferave-milioneshe,-pastaj-vjen-kryehajni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali, nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Mihali u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Sipas tij, Mihali është nëntoka e Vetëvendosjes dhe “shkalla e parafundit e aferave milionëshe”, e, që sipas tij, pastaj vjen kryeministri Albin Kurti, në krye të këtyre “aferave”

“Dikush që ka qenë me Albin Kurtin sot po më tregon që Kurti ja ka nis me pi raki prej sabahit nga sikleti. Prokuroria ja ka pre këmbët sot, se ky është koka e Mihajli këmbët e pushtetit të hajnave! Po më thonë që në shtabin e VV-së ka ra zymtia e madhe kështu që me hjek vëmendjen nga Mihajli këto ditë kanë me prodhu ndonjë temë në Veri (dhe jo vetëm)!

FLLAD, FLLAD me axhin! HAJNAT N” BURG, apo?”, ka shkruar Kastrati në Facebook, teksa ka publikuar edhe një video.

“Sot prokuroria intervistoi kapon, nëntokën e Vetëvendosjes. Vetë strukturën paralele të këtij shtetit. Pra Dejona Mihalin”, ka thënë Kastrati.

Komento: