Kastrati: Përleshja fizike në Kuvend, skenar ruso-serb 

18:24 | 21 Korrik 2023
kastrati:-perleshja-fizike-ne-kuvend,-skenar-ruso-serb 


Përleshje fizike ka pasur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të partisë në pushtet u përfshinë në rrahje.

E atë çfarë ndodhi brenda Kuvendit, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati I lë fajtor qeveritarët.

Ai thotë se është skenar ruso-serb.

 “Akti final ishte kjo nxitja e dhunës nga Besnik Bislimi, i cili del dhe e shqeu një pankartë që është një mjet totalisht demokratik i protestës, i të bërit opozitë kudo në botë, madje që ky nuk ka të drejtë fare si qeveritarë me ndërhyrë në Kuvend që janë deputetët e zgjedhur, e padrejtë dhuna përmes shishës zotit Lushtaku. Ky është skenar ruso-serb”, tha ai./Front Online

 

Komento: