Kastrati: Projekti i ujit të pijes do të siguronte ujë për 70% të Komunës së Malishevës

09:52 | 08 Korrik 2024
kastrati:-projekti-i-ujit-te-pijes-do-te-siguronte-uje-per-70%-te-komunes-se-malisheves


I pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, potencon se ky projekt do të siguronte ujë të pijes për rreth 70% të Komunës së Malishevës.

‘’Ne kemi menduar që përmes këtij projekti gjithë territori i Malishevës të furnizohet me ujë, diku 70% e territorit të Malishevës me u përfshi me ujë të pijes dhe për të tjera’’ deklaron Kastrati.

Kryetari Kastrati, deklarn se ky projekt e kap vlerën prej rreth 12 milion euro.

‘’Ky projekt vlerën e ka pasur në rreth 12 milion euro. Akoma jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria dhe Qeveria. Edhe nga Rodoniqi na kanë thënë se ka ujë mjaftueshëm’’ thekson ai për FrontOnline.

Kastrati, përmend edhe faktin se VV ka fituar zgjedhjet e vitit 2021 në Malishevë dhe që sipas tij Qeveria e ka përgjegjësinë me u kujdes për banorët e komunës të cilën ai e udhëheq.

‘’Vetëvendosje ka dal e para në Malishevë për 300 vota, pra kjo Qeveri e ka përgjegjësinë me u kujdes për këta njerëz. Dy deputetë që i kemi në Kuvend, kurrë nuk janë qu në Kuvend e me thënë se e ndajmë një shqetësim se banorët e Malishevës nuk kanë ujë’’ deklaron ai.

FrontOnline, ka provuar të merr përgjigjie edhe nga deputeti Gani Krasniqi e deputetja Jetmira Vrenezi, të dy deputetë të Vetëvendosjes dhe që vijnë nga Komuna e Malishevës, por nuk janë përgjigjur në thirrjet tona. Po ashtu FrontOnline, ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Financave për ti pyetur për këtë çështje, por që nuk kanë kthyer përgjigjie deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./FrontOnline/

‘’Ne nuk do të qeverisim për inat të dikujt tjetër apo për me iu hakmarrë dikujt tjetër…’’, kështu kishte deklaruar në shkurt të vitit 2021 Albin Kurti, para qytetarëve të Malishevës, atë kohë si kandidat për kryeministër të Kosovës.

Kurti si kandidat për kryeministër, kishte arritur që të fitonte në Komunën e Malishevës, një qytezë që për një kohë ishte udhëhequr nga PDK-ja e më pas nga Nisma Social-Demokrate e Fatmir Limajt.

Por tri vite gjysmë pas, siç duket deklarata e Kurtit ‘’po bie’’ në ujë, pasi që nuk ka përgjigje pikërisht me një çështje që ka të bëjë me ujin. Kurti nuk po i mjafton as fitoja e tij në Malishevë, që Qeveria e tij të merret me hallet dhe problemin kryesore të kësaj komune, e veçmas me një element bazik e jetik, atë të ujit të pijes.

70% e banorëve të Malishevës, po rrezikojnë të mbesin pa furnizim me ujë të pijes, për shkak të një përgjigje nga Qeveria dhe një garanc nga kjo e fundit. As tri letra dhe as tri kërkesa të dërguara nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, drejt Albin Kurtit e Hekuran Muratit, nuk kanë gjetur përgjigje/FrontOnline/

Komento: