Kastrati: Prokuroria të aktivizohet urgjentisht për hajnat e pasulit, këta janë Pablo Escobarat e Kosovës

17:38 | 14 Tetor 2024
kastrati:-prokuroria-te-aktivizohet-urgjentisht-per-hajnat-e-pasulit,-keta-jane-pablo-escobarat-e-kosoves

Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve”, tha në nisje të fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ai tha se situata aktuale me ushqimin në kazerma “masakër me moralin e ushtarëve të FSK-së”.

“Ne duhet me e thjeshtu situatën. Prokuroria duhet me u aktivizu sa më shpejt sepse ky është super-skandal. Duhet me u arrestu këta Pablo Escobarat e Kosovës”, tha Kastrati.

Ai tha se “dallimi është që “Pablo tregtonte me drogë e këta tregtojnë me ushqim të ushtarëve FSK-së”.

Komento: