Kastrati: Sot i vetmi vend ku mund të pështyesh brenda Qeverisë janë fytyrat e ministrave hajna

14:33 | 12 Prill 2024
kastrati:-sot-i-vetmi-vend-ku-mund-te-peshtyesh-brenda-qeverise-jane-fytyrat-e-ministrave-hajna

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas bojkotimit të sotëm të Komisionit për Arsim, ku sipas tij “Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua nga pushteti me vota të vjedhura në Kuvend”.

Kastrati në postimin e tij në Facebook, shkruan se ministrja Arbërie Nagavci është kulmi i paturpësisë dhe “e padije deri në absurd”.

“Përveç deputetëve të VV-së që vijnë nga bota anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pist iu nënshruan edhe dy profesorë universitar nga VV. Totalisht me zero integritet. Përmbajtja e ligjit është skandaloze. Ta zëmë një nga nenet e tij mund ti mundësoj një ministri që për teket politike ta tërhjek ndonjë tekst shkollor me histori për UÇK-në apo ndonjë ministri hajvan që ta tërhjek ndonjë tekst shkollor për historinë e Skënderbeut. Për përmbajtjen do flasim në raste të tjera më gjerësisht por tmerri qëndron në faktin se ky projekt ligj ka kaluar në Kuvend pa vota të mjaftueshme! Ne si opozitë e bojkotuam këtë komision ku deputetët e turpit kalojnë një projekt-ligj me vota të vjedhura. Sot i vetmi vend ku mund të pështyesh brenda ndërtesës së qeverisë janë fytyrat e ministrave hajna.  Tani përveç parasë publike po vjedhen edhe votat në kuvend. Kjo është goditje fatale për demokracinë. Këmbanat e alarmit po bien – ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Komento: