Kastrati tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane

20:55 | 10 December 2018

Ushtria e Kosovës pritet që të formohet nga dita e premte.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri KAstrati tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane

Automjete të ushtrisë më të fortë në botë, tashmë kanë mbërritur nga SHBA në Kosovë.
Bishat amerikane të njohur si ‘Humvee’ janë vetura multfiunksionale ushtarake, që përherë të parë u përdorën nga ushtria amerikane në vitin 1989.

Ato përjetuan disa ndërrime në strukturë për gjatë viteve të shfrytëzimit në ushtri.

Modelin e fundit të tyre do t’i vozisin djemtë e vajzat Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Këto pajisje për FSK’në erdhën pak ditë para se kjo e fundit të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Ish-komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, transformimin e institucionit që dikur e udhëhoqi e cilëson si moment të jashtëzakonshëm.

Gjenerali në pension thotë se do të donte të ishte në krye të FSK-së tani kur kanë mbetur pak ditë para se ajo të bëhet ushtri.

Si ish-udhëheqës i tyre, Kastrati i vlerëson lartë pjesëtarët e FSK-së.

Ushtaraku i karrierës thotë se ushtarët e FSK-së janë më të mirët në rajon, kjo pasi janë trajnuar me standard të NATO-s, anipse nuk janë pjesë e këtij organizmi ushtarak.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se me 14 dhjetor do të votohet në lexim të dytë projektligji për FSK, i cili do ta transformonte atë në ushtri të Kosovës.

Komento: