Katar 2022/ Tifozët duhet t’i pagujnë 80 funte për 1 gotë birrë

13:41 | 10 November 2022

Tifozët e futbollit që shkojnë në Katar për Kupën e Botës përballen me pagesën deri në 80 £ për pintë (dy gota normale), si pjesë e ‘marrëveshjeve të pijeve’ zhvatëse që ofrohen në mbretërinë tipike myslimane.

Një nga baret më të mirë sportive të qytetit po shet biletat për të parë finalen për 240 £ duke përfshirë ushqimin dhe tre pije, që do të thotë se çdo birrë ose gotë verë kushton deri në 80 £.

Ndërkohë hotelet e tjera në Katar, një nga vendet e pakta ku ju lejohet të pihet për shkak të ligjeve të rrepta të Sheriatit, po ndalojnë ose rrisin çmimet me 11 paund ose më shumë për një birrë.

Edhe ata që duan të shikojnë lojërat brenda zonave të tifozëve të Kupës së Botës, ku pirja do të lejohet vetëm në kohë të caktuara, përballen me pagesë mbi 7 £ për një birrë.

Katari do të bëhet vendi i parë mysliman që do të presë një Kupë Botërore, por turneu ka qenë i zhytur në polemika që në fillim ku të paktën 6,500 punëtorë kanë vdekur.

Numri i sportdashësve që do të mbërrijnë, mund të kalojë 1 milion.

Një tjetër hotel do të rrisë koston e mëngjeseve të tij nga 130 në 306 £, thotë The Sun.

Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 dhjetor, gjysmëfinalet më 13 dhe 14 dhjetor, ndërsa finalja më 18 dhjetor. /Top Channel

Komento: