
Nuk kanë të ndalur problemet për gjigantin spanjoll.
Skuadra e Barcelonës këtë edicion është duke u përballur me lëndime të shumta, sidomos në repartin e sulmit, shkruan lajmi.
Martin Braithëaite, Sergio Aguero janë duke munguar prej kohësh ndërsa tani listës i është bashkuar edhe Ousmane Dembele.
Dembele sapo u rikthye nga lëndimi pas një mungese të gjatë dhe zhvilloi disa minuta në sfidën ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi është lënduar sërish dhe këtë e ka konfirmuar klubi i Barcelonës duke thënë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigos.
“Ousmane Dembélé ka një tendosje në muskulin gjysmëmembranoz të kërdhokullës së majtë”.
“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, shkroi klubi në njoftim.
Dembele që nga transferimi te Barcelona është përballur me lëndime të shumta, duke i pamundësuar atij të shfaq tërë potencialin e tij.