
Bayern Munchen, ka marrë një lajm të hidhur.
David Alaba do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Mbrojtësi i Bayernit pësoi një dëmtim në seacën para ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Leipzig.

Jerome Boateng u fut në vendin e tij, ndërkohë që Lucas Hernandez u spostua në krahun e majtë. Bayerni ende nuk ka konfirmuar periudhën e mungesës, por austriaku duke parë që është një dëmtim muskulor, mund të humbasë disa ndeshje.
Ky është një problem më shumë për Kovac, i cili nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga rezultatet e këtij fillim sezoni.