Katastrofë për Gjermaninë, i lëndohet super-lojtari

23:15 | 11 Nëntor 2021

Me një problem muskulor, menaxheri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori i Paris Saint-Germain, Julian Draxler është tërhequr nga skuadra kombëtare, me 28-vjeçarin që tani është kthyer në Paris.

Për herë të parë në një vit, Draxler u thirr në ekipin kombëtar përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë ,përcjell ORAinfo.

Sipas RMC Sport, ish-mesfushori i Schalke 04 dhe Wolfsburg mund të mungojë për disa javë si pasojë e dëmtimit. Këtë sezon, gjermani ka luajtur 598 minuta për skuadrën e Mauricio Pochettino në të gjitha garat./ORAinfo/

Komento: