Katastrofë për Milanin, ja sa javë do të qëndrojë jashtë fushës Donnarumma

13:37 | 03 Prill 2019

Milani momentalisht është në krizë.

Lajme aspak të mira për Milanin pas ndeshjes ndaj Udinueses.

Gianluigi Donnarumma u largua dje nga fusha e lojës në pjesën e parë, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Sipas mediave italiane nga kontrollet mjekësore është konfirmuar se ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 15 ditë në rastin më të mirë, ndaj dhe me siguri nuk do të jetë në duelin ndaj Juventusi .

Lucas Paquetà ndërkohë po zhvillon kontrollet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Braziliani vuan nga një dëmtim në kavilie, i cili mund të jetë shumë i gjatë në kohë, por kjo mbetet të shihet.

Në dyshim për në fundjavë janë edhe Kessie së bashku me Susson.

Komento: