Katastrofë për Milanin, Romagnoli afër transferimit tek skuadra e preferuar e fëmijërisë

14:34 | 19 Shkurt 2022

Romagnoli afër transferimit tek skuadra e preferuar e fëmijërisë

Kapiteni i Milani, Alessio Romagnoli flitet se është pranë largimit nga ‘Rosonerët’ për një transferim tek skuadra e Lazios pas përfundimit të kontratës që i skadon këtë verë, transmeton Gazeta Metro.

Romagnoli është në bisedime me klubin për një rinovim të kontratës por siç duket nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje deri më tani. Ai ka kërkuar 3 milionë euro në sezon plus bonuset, kurse Paolo Maldini dhe Ricky Massara i kanë ofruar 2.8 milionë euro plus bonuse.

Dy skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit janë Lazio dhe Juventus. Konkurrenca e Juventusit është duke i shtyrë drejtuesit lazial të përshpejtojnë procedurat për të arritur një marrëveshje me futbollistin, siç raportohet nga Calciomercato.com.

Lazio është e gatshme t’i plotësojë dëshirën e Romagnolit për pagën që kërkon, pasi një nga qendërmbrojtësit e tyre aktual, Luiz Felipe, pritet të largohet i lirë dhe t’i bashkohet Real Betis në verë.

Ish futbollisti i Romës kishte deklaruar edhe më parë se ka qenë tifoz i Lazios që nga fëmijëria dhe idolli i tij ka qenë ish mbrojtësi i Milanit dhe Lazios, Alessandro Nesta.

Komento: