Katastrofë për PSG, lëndohet Kylian Mbappe

08:50 | 26 Gusht 2019

Kylian Mbappe ka shokuar tifozët e PSG-së.

Kylian Mbappe u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi në kofshë pasi Paris Saint-Germain fitoi 4-0 kundër Toulouse.

Superylli francez ishte një nga tre lojtarët që u largua në ndeshjen e djeshme në mes të një krize dëmtimi.

20 vjeçari filloi të çalonte dhe u zëvendësua nga mbrojtësi 17-vjeçar Arthur Zagre, transmeton lajmi.

Një natë kokëdhimbje për menaxherin Thomas Tuchel, i cili gjithashtu pa Edinson Cavanin dhe Abdou Diallon të largohen nga fusha si të dëmtuar.

Cavani u largua vetëm në minutën e 14: me një problem të ijës.

Ai u zëvendësua nga Eric Maxim Choupo-Moting, që doli të ishte hero, duke shënuar dy gola – duke përfshirë një solo gol, ku ai dribloi pesë lojtarë.

Diallo u largua pak para gjysmës së pjesës, pas një dueli ajror.

Tashmë me problemet e vazhdueshme me Neymar, kampioni francez mbetet pa yjet kryesorë të skuadrës për ndeshjet në vijim.

Komento: