Sulmuesi i Manchester United, nuk është i kënaqur në klubin anglez ku që nga afati kalimtar veror ka shikuar mundësinë për të ndërruar skuadrën.
Ishte raportuar se transferimin e tij gjatë verës e kishin refuzuar klube si Bayern Munchen, Atletiko Madrid dhe te tjera.
Së fundi transferimin e Ronaldos e ka refuzuar edhe presidenti i skuadrës franceze Marseille, Pablo Longoria.
Tema u diskutua në Francë në verë dhe skenari mund të përsëritet në merkaton e janarit, pasi portugezi është drejt largimit nga Manchester Unitedi.
“Futbolli është shumë i lehtë dhe ju duhet të bëni atë që mundeni me mjetet që keni në dispozicion, duke ruajtur gjithmonë stabilitetin financiar. Marseille ka nevojë për një situatë të ekuilibruar ekonomike dhe ne jemi shumë larg nënshkrimit me yje të mëdhenj. Preferojmë lojtarët e ekipit, të cilët e vënë individin në shërbim të kolektivit. Ne kemi një projekt ku të gjithë lojtarët punojnë për ekipin”, tha menaxheri i klubit francez për RMC Sport.