Katër aksidentet ndodhen nga Sllatina deri në Komoran, policia jep detaje

16:30 | 29 Shtator 2022

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur nga Sllatina deri në Komoran.

Policia ka deklaruar se në ora 13:00, kanë pranuar një informatë për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme.

Sipas policisë në këtë aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Kurse, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera. Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se policia është marrë me këto raste.

Komento: