Katër amerikanë vdesin nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak mbi Irak

11:25 | 13 Mars 2026
kater-amerikane-vdesin-nga-rrezimi-i-aeroplanit-ushtarak-mbi-irak

Katër ushtarakë amerikanë u vranë kur një aeroplan ushtarak i furnizimit me karburant KC-135 u rrëzua në Irakun perëndimor, konfirmoi sot Komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM).

Sipas një deklarate nga CENTCOM, avioni u rrëzua dje rreth orës 14:00, shkruan Reporteri.

Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, katër prej të cilëve janë konfirmuar të vdekur. Operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e mbetur të ekuipazhit janë duke vazhduar.

Ushtria amerikane tha se po heton ende rrethanat e aksidentit. Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, rrëzimi i avionit nuk ishte rezultat i zjarrit apo i një incidenti me forcat e veta.

“Rrethanat e incidentit janë duke u hetuar. Megjithatë, humbja e avionit nuk u shkaktua nga zjarri armik apo zjarri miqësor”, tha CENTCOM.

Ushtria amerikane nuk i ka publikuar ende identitetet e ushtarëve që kanë vdekur. Emrat e tyre do të bëhen të ditur vetëm pasi familjet e tyre të njoftohen për vdekjen e tyre.

Komento: