Katër automjete të përfshira në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

17:57 | 07 Shkurt 2019

Aksidentet e trafikut në vendin tonë janë bërë shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër automjetesh, në rrugën Prishtinë Podujevë. Si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Vranidoll. Rastin ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se janë aksidentuar katër automjete, një autobus, një furgon dhe dy vetura, ndërkaq lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve, (një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Komento: