Katër deklaratat më të fuqishme të Baiden për Kosovën

21:41 | 07 November 2020

Këto janë katër deklaratat e fuqishme të Joe Biden për Kosovën.

Joe Biden është president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që në zgjedhjet presidenciale rrëzoi nga froni republikanin, Donald Trump.

Biden njihet për afërsi të madhe me Kosovën, teksa në të kaluarën edhe e kishte vizituar vendin tonë, shkruan lajmi.

Lidhja e Biden me Kosovën përforëcohet nga fakti që djali i tij, kishte qëndruar para disa vitesh këtu.

E Biden jo rrallë-herë në deklaratat e tij publike e ka përmendur Kosovën. Madje, në një të fundit në fushatën elektorale në SHBA, ai tha se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë.

Biden kishte japur këto deklarata pasi që ishte pyetur për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata të fuqishme ndërkaq Biden kishte dhënë edhe gjatë vizitës së tij në Kosovë teksa ishte takuar me liderë të shtetit.

Lajmi.net ua sjell në formë vizuele dhe të shkruar deklaratat e fuqishme të Bidenit për Kosovën:

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”,

“SHBA-të e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, nuk do të ndryshojë. Një Kosovë e bashkuar, e pandarë është absolutisht esenciale. Është pjesë bazike e ndërtimit të shtetit”,

“Kosova nuk është vetëm, ju keni miq në të gjithë botën që janë të gatshëm t’iu ndihmojnë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku juaj më i madh”

“Suksesi juaj, është mbizotërues në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ju keni sukses, edhe regjioni do të ketë sukses”

Komento: