Katër deputetët e rinj që i bashkohen Kuvendit për shkak se kolegët e tyre morën pozita në Qeveri

14:57 | 10 Qershor 2020

Këta janë 4 deputetët e rinj që i bashkohen Kuvendit për shkak se kolegët e tyre morën pozita në Qeveri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit, e të cilët kanë marrë poste në Qeverinë Hoti, raporton Gazeta Express

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët e deritashëm Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Faton Bislimi do të zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi.

Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, e cila do të zëvendësojë deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor në Kuvendin e Kosovës.

Komento: