Katër ditë pushim, kritikohet numri i lartë i festave zyrtare

00:00 | 14 Qershor 2022

Shumë festa zyrtare po ka vendi ynë.

Gjatë së hënës, institucionet edukativo-arsimore nuk kanë punuar, për shkak të Ditës së Paqes.
Në kohën kur zakonisht është në shkollë, këtë të hënë ka dalur për shëtitje.

Tiara Idrizaj, njëjtë si nxënësit e tjerë në Kosovë, ishte në pushim, për shkak të Ditës së Paqes.

Pushimi për shkak të festave, janë kthyer në normalitet për fëmijët. Rrugët e kryeqytetit ishin të mbushura me fëmijë. Por, dikush nga ta do të pushojë edhe gjatë së martës, për shkak të Testit të Arritshmërisë. Katër ditë radhazi pushim po cilësohen si të panevojshme, sipas prindërve.

Njësoj vlerësojnë edhe njohësit e arsimit, të cilët konsiderojnë se ditët e pushimit do të ndikojnë në cilësi. Rinor Qehaja nga Instituti Edguard sqaron se si ndikojnë pushimet e gjata te fëmijët.

Sipas kalendarit shkollor, 13 qershori u planifikua si ditë pushimi për shkak të Ditës së Paqes.

Ndërsa, shkollat ishin në pushim, institucionet gjatë së hënës kanë punuar.

Komento: