Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

11:00 | 23 Prill 2026
kater-femra-sulmojne-nje-tjeter-ne-prishtine,-i-marrin-me-force-para

Katër shtetase të Kosovës dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër, dhe sipas policisë, i kanë marrë me forcë para.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje

“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: