katër këmbësorë goditen nga vozitësi në Kamenicë

10:10 | 11 Dhjetor 2021

Vozitësi godet katër këmbësorë në Kamenicë.

Një ngasës i automjetit ka goditur me veturën e tij katër këmbësorë meshkuj në fshatin Koretin të Kamenicës.

Si pasojë e aksidentit këmbësorët e lënduar kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar në shtëpi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, sipas raportit 24 orësh të policisë.

Komento: