Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur sot në Kosovë.
Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë në Duhlë të Suharekës, ndërsa një person tjetër ka humbur jetën nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre, përcjell ORAinfo.
Ai ka thënë se ndihet i tronditur nga këto lajme.
Ja shkrimi i plotë i kryministrit Haradinaj:
I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre.
Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës.
Kujtojmë se njëri aksident ka ndodhur në Duhël të Suharekës, ku kanë mbetur 3 persona të vdekur, dhe një tjetër i vdekur në akisdentin në Pejës.