Katër persona lëndohen në një aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit

14:49 | 13 Mars 2021

Aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit – katër të lënduar.

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit.

Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Në ora 12:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Badovc). Të përfshira në aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”.

Komento: